Goditet mafia e “Ndraghetës”, kokainë, heroinë dhe hashash nga Shqipëria drejt Italisë, 11 në pranga

Aktualitet

Goditet mafia e “Ndraghetës”, kokainë, heroinë dhe

Autoritetet italiane kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm (26 mars) një operacion antidroge, ku janë arrestuar edhe 11 persona.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se transporti i lëndëve narkotike kokainë, heroinë apo hashash bëhej nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Operacioni blic nisi në zonën e Vibos, bazuar në rezultatet e hetimeve komplekse të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Napolit.

Hetuesit pretendojnë gjithashtu se kanë identifikuar kanalet e furnizimit të drogës, të cilat udhëtonin edhe në rrugët që vinin nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria, dhe në kanalet e rishitjes edhe jashtë Kalabrisë, si ato të drejtuara drejt Siçilisë .

Ky është vazhdimi i operacionit të njohur si “Maestrale-Carthago” dhe që dyshohet se personat e trafikut të drogës janë pjesë “Ndrangheta”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion