Gjenden eshtra njeriu në breg të lumit në Pogradec, ja çfarë dyshohet

Aktualitet

Gjenden eshtra njeriu në breg të lumit në Pogradec, ja

Gjenden mbetje kockash njeriu anësh lumit në Pogradec. Mbetjet kockore dyshohet se i përkasin një shtetasi të humbur para disa vitesh.

Nga ana e policisë është hedhur poshtë pista e ndonjë vepre penale si vrasja.

Do të kryhen ekzaminimet për të konfirmuar më pas edhe identitetin e personit.

Njoftimi i Policisë: 

-Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që mendohen të jenë të hershme.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

ME TE LEXUARAT