“Gëzuar Pashkën”/ Sali Berisha uron besimtarët dhe jep mesazh politik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës, duke përcjellë njëkohësisht edhe një mesazh politik.
Pas një vizite në Katedralja e Shën Palit, ai e cilësoi Ringjalljen e Krishtit si një nga momentet më të rëndësishme për qytetërimin perëndimor dhe për vlerat morale që kanë ndikuar shoqëritë moderne.
Në deklaratën e tij, Berisha theksoi rëndësinë e kësaj feste si simbol shprese dhe besimi, ndërsa nuk la pa përmendur edhe situatën politike në vend.
Ai u shpreh se dëshiron që festat e ardhshme të kremtohen në një realitet më pozitiv për Shqipërinë, duke lënë të kuptohet për sfidat aktuale që, sipas tij, po përjeton vendi.
Mesazhi i tij vjen në një ditë simbolike për besimtarët, ku urimet festive shpesh shoqërohen edhe me qëndrime mbi zhvillimet politike dhe sociale në vend.


