Komisioni Evropian u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacionin Signal: Është hakeruar

Komisioni Evropian ka kërkuar që disa nga zyrtarët më të lartë të ndërpresin përdorimin e një grupi bisedash në aplikacionin Signal, pas shqetësimeve se ai mund të ishte objektiv i hakerave.
Grupi përdorej për shkëmbim informacioni të brendshëm mes shefave të departamenteve dhe zëvendësshefeve, ndërsa nuk ka prova që ndonjë anëtar të ketë qenë përgjuar.
Ky vendim vjen ndërsa BE-ja po heton një sulm kibernetik ndaj faqes së saj të internetit dhe përballet me një valë shqetësimesh për spiunazh.
Ekspertët paralajmërojnë se operacionet kibernetike janë duke u bërë gjithnjë e më sofistikuara, duke përfshirë aktorë kriminalë dhe shërbime inteligjente të huaja, që synojnë politikanët dhe institucionet qeveritare.
Një rast konkret që rriti shqetësimet ishte publikimi online i një bisede private midis një gazetari dhe një zyrtari të BE-së. Për këtë arsye, udhëzimet zyrtare tani këshillojnë shmangien e WhatsApp-it dhe përdorimin e Signal ose Threema si alternativa më të sigurta për komunikime sensitive.
Komisioni po kryen vlerësime të rregullta të sigurisë kibernetike, duke zëvendësuar pajisjet e zyrtarëve dhe duke hetuar çdo sulm të mundshëm që mund të ketë çuar në vjedhje të të dhënave.


