E rëndë në Fier/ Motoçikleta përplaset me një automjet, shoferi i motorit humb jetën në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Shegan, ku një motoçikletë u përplas me një automjet tip Volkswagen Caddy.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i makinës po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta ka tentuar të parakalojë, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, pësoi plagë të rënda dhe ndëroi jetë në spital. Autoritetet njoftojnë se një hetim i plotë është në zhvillim për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke siguruar zonën dhe duke nisur procedurat për të mbledhur dëshmi dhe deklarata nga të përfshirët dhe dëshmitarët.


