Çfarë ndodhi? Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt Amerikës, zbulohet arsyeja

Showbiz

Çfarë ndodhi? Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt

Reperi i njohur Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rajku, u përfshi pak muaj më parë në një incidenti të dhunshëm ndaj Medi Isenit, një influencues në TikTok. Ai u arrestua, e pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë të konsiderueshme parash.

Megjithatë, ai nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të rastit penal i cili është i hapur në Kosovë. Sipas mediave, Noizy u përpoq të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që e rëndojnë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi  uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy.

Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje, u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e liroi atë pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh.

Nga ana tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vazhdon të jetë në arrati për të njëjtin rast.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion