Emri/ U mbyt teksa i vinte në ndihmë dy turistëve, ja kush ishte kapiteni hero në Shkodër

Aktualitet

Emri/ U mbyt teksa i vinte në ndihmë dy turistëve, ja kush ishte

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, ku në liqenin e Shkodrës kapiteni i anijes turistike humbi jetën pasi u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë.

Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas tragjedisë, ku bën me dije se viktima që humbi jetën ishte Arben Anamali.

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës. Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratë.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion