Emri/ Plagoset me thikë nga bashkëshorti një grua në Sarandë, ja gjendja e saj!

Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, ku Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. E plagosura është transportuar drejt spitalit por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.


