Kamioni përplaset me një avion, kaos në aeroportin e Parisit!

Bota

Kamioni përplaset me një avion, kaos në aeroportin e Parisit!

Një kamion është përplasur me një avion të kompanisë easyJet në pistën e aeroportit Paris Orly, duke shkaktuar kaos në udhëtimet ajrore. Incidenti ndodhi kur një kamion tip “Scania” u përplas me pjesën e pasme të një Airbus A320, i cili ishte planifikuar të kryente gjashtë fluturime gjatë ditës.

Pamjet dramatike tregojnë dëmtime të mëdha në trupin e avionit, ndërsa xhami i përparmë i kamionit është thyer nga goditja. Sipas burimeve, dyshohet se shoferi i mjetit mund të ketë shtypur aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave, duke bërë që kamioni të përplaset me avionin.

Pasi incidenti u raportua, në vendngjarje mbërritën automjetet e emergjencës, ndërsa kompania easyJet nisi menjëherë një hetim për shkaqet e aksidentit. Avioni është tashmë i bllokuar për kontrolle të rrepta sigurie, duke sjellë ndërprerje të mëdha në itinerarin e fluturimeve. Një zëdhënës i kompanisë easyJet deklaroi se në momentin e përplasjes avioni ishte i parkuar dhe nuk kishte pasagjerë në bord.

Ngjarja pritet të shkaktojë një faturë mbi 100,000 mijë euro dhe ka ngjallur shqetësim të madh në radhët e udhëtarëve

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion