Dënimi i Le Pen, reagojnë ashpër Orban e Salvini: Brukseli na shpalli luftë, nuk dorëzohemi!

Dënimi i kryetares së partisë së djathtë së Frontit Kombëtar në Francë Le Pen ka nxitur reagime të shumta e mesazhe mbështetjeje nga krerë të partive të djathta në Evropë.
Ata kanë deklaruar se vendimi është qartësisht politik dhe kërkon të pengojë Le Pen nga kandidimi për president në Francë në zgjedhjet e vitit 2027. Kryeministri hungarez Orban e zv.kryeministri italian Salvini kanë deklaruar se nuk do ndalen dhe së dënimi është “shpallje lufte” nga Brukseli.
Kryeministri hungarez Orban e zv.kryeministri italian Salvini kanë deklaruar se nuk do ndalen dhe së dënimi është “shpallje lufte” nga Brukseli.
Kryeministri hungarez Orban shkruan “Je suis Marine!” (Unë jam Marine). Presidenti i partisë së Le Pen, Jordan Bardella tha se dënimi nuk është thjesht ndaj Le Pen po ndaj demokracisë franceze.
“Sot, nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që dënohet padrejtësisht: është demokracia franceze ajo që u vra.
Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i partisë Liga:“Ata që i frikësohen gjykimit të votuesve shpesh gjejnë siguri në gjykimin e gjykatave.”Ai e quajti rezultatin një “shpallje lufte nga Brukseli”, duke thënë: “Ne nuk do të frikësohemi, nuk do të ndalemi: Gaz në dërrasë, përparamiqtë e mi.”
Eric Ciotti, ish-president i republikanëve të qendrës së djathtë“Fati demokratik i kombit tonë i konfiskuar nga një kabala gjyqësore e egër. Kandidatja e favorizuar në zgjedhjet presidenciale pengohetb të kandidojë. Ky nuk është një mosfunksionim i thjeshtë. Është një sistem për të kapur pushtetin që hedh sistematikisht mënjanë çdo kandidat që është shumë larg nga e djathta dhe që ka mundësi të fitojë.
“Eric Zemmour, presidenti i Partisë së Rikthimit“Nuk u takon gjyqtarëve të vendosin se për kë duhet të votojnë njerëzit. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona, Marine Le Pen është legjitime të marrë pjesë në zgjedhje.”


