Emri/ Në kërkim nga autoritetet belge për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Aktualitet

Emri/ Në kërkim nga autoritetet belge për trafik droge,

Policia greke ka vënë në pranga Osmen Hoxhën, 39 vjeç nga Fieri, i cili ishte i shpallur në kërkim me një urdhër-arrest europian nga autoritetet belge.

Arrestimi u krye nga oficerët e Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Greqi.

Hoxha dyshohet të jetë pjesë e një organizate kriminale me bazë në Belgjikë, aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Urdhër-arresti lidhet konkretisht me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antëerp në shtator 2024, që përmbante 500 kilogramë kokainë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion