Turkish Airlines merr vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

Aktualitet

Turkish Airlines merr vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet

Turkish Airlines ka vendosur të shesë të gjithë pjesën e saj prej 49% të aksioneve që ka në Air Albania SHPK, linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar të mërkurën, më 19 nëntor, vetë bordi drejtues i “THY”-së. Siç shkruan media turke Haberler.com, Turkish Airlines (THY) “ka bërë një lëvizje të rëndësishme duke vendosur të shesë të gjitha aksionet e saj në kompaninë ajrore Air Albania SHPK”.

Në njoftimin e kompanisë thuhet: “Bordi ynë Drejtues ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë ka një pjesëmarrje prej 49%. Zhvillime të rëndësishme lidhur me këtë çështje do të ndahen me investitorët tanë.”

ME TE LEXUARAT