EMRI/ Goditi me thikë ish-partneren dhe vajzën e saj, dënohet me burg shqiptari më Itali

Aktualitet

EMRI/ Goditi me thikë ish-partneren dhe vajzën e saj, dënohet me

Shqiptari Dalip Dugolli, i njohur si Dario është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg në Itali.

55-vjeçari akuzohet për “tentativë vrasje”, pasi goditi me thikë ish-partneren dhe vajzën e saj 20-vjeçare gjatë një debati në banesë, më 8 tetor të vitit të kaluar.

Masa e sigurisë për shqiptarin nga Kosova u dha mëngjesin e kësaj të hëne (28 tetor 2024) nga prokurori i gjykatës së Monzës, Andrea Giudici, i cili shkoi edhe më tej se kërkesa e prokurorit Alessandro Pepè, i cili kishte kërkuar tetë vjet burg.

Siç shkruajnë mediet e huaja, Dugolli pas një sherri në shtëpi, kishte goditur ish-bashkëshorten dhe vajzën, të cilat fatmirësisht ja dolën të mbijetonin falë ndihmës së mjekëve. Pas dhunës nga 55-vjeçari, ato u ndihmuan nga fqinjët që kishin dëgjuar ngjarjen e rëndë. Sipas asaj që tregojnë fqinjët, kjo nuk ishte hera e parë që mes ish-çiftit kishte debate dhe keqkuptime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion