Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi një këmbësor 55 vjeçar, arrestohet i riu

Aktualitet

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi një

Policia në Lushnje ka arrestuar një 23 vjeçar pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një 55 vjeçar, këmbësor i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Markel Ahmeti u vu në pranga pasi në gjendje të dehur humbi kontrollin e makinës duke përplasur këmbësorin F.H.

-M. A., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur me automjet, shtetasin F. H., 55 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Ndërsa, në Divjakë janë arrestuar dy persona pasi u kontatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në prangat e policisë ranë Marko Rrudho, 25 vjeç dhe Algert Dervishi, 34 vjeç.

-M. Rr., 25 vjeç dhe A. D., 34 vjeç, të dy banues në Divjakë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

ME TE LEXUARAT