Greva në doganën greke, trau në kufi do të hapet 60 minuta gjatë 4 orëve, kush lejohet të kalojë

Aktualitet

Greva në doganën greke, trau në kufi do të hapet 60 minuta

Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës për 48 orët e grevës së paralajmëruar nga sindikata doganore helene, përsa i përket hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Pala greke i ka bërë me dije asaj shqiptare se gjatë 48 orëve të grevës së datave 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve, pra një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje – dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.

Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)

 02/04/2024

-06:00-07:00

-10:00-11:00

-14:00-15:00

-18:00-19:00

-22:00-23:00

 03/04/2024

-02:00-03:00

-06:00-07:00

– 10:00-11:00

– 14:00-15:00

-18:00-19:00

Nuk dihet nëse një njoftim të tillë ka pasur edhe për pikat e tjera kufitare që e lidhin Shqipërinë me Greqinë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion