Dyqan, apartamente, llogari bankare dhe 12 makina, sekuestrohen pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës

Aktualitet

Dyqan, apartamente, llogari bankare dhe 12 makina, sekuestrohen pasuritë e

SPAK ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të baronit të drogës, Gëzim Çelës. Në sekuestro janë vënë pasuritë e ish-gruas së Çelës, Miranda Thardorit, si edhe pasuritë e të vëllait Naim Çelës, dhe të një ortaku, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës. Në sekuestro janë vënë apartamente, 12 makina, llogari bankare e një shoqëri tregtare. 

Ish-bashkëshortes së Çelës, i janë vënë në sekuestro 1 dyqan dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro. Dyqani i sekuestruar në Tiranë, ka vlerën 321 120 Euro, ndërsa po ashtu dy apartamentet ndodhen në kryeqytet, konkretisht me vlerat 40 000 Euro dhe 42 200 Euro.

Ndërkohë, Naim Çelës, i vëllai i ‘baronit të drogës’, i janë sekuestruar 2 automjete, një BMW dhe furgon i markës Mercedes Benz. Po ashtu në sekuestro i janë vënë edhe dy llogari bankare me vlerë, 4.7 mln lekë e 57 mijë euro.

Ndërkohë, ortakut të Gëzim Çelës i është sekuestruar një shoqëri tregtare me të gjitha asestet, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe 10 automjete. Bëhet fjalë për shtetasin G.GJ, i cili është pjesë e grupit të Çelës, si edhe i afërm i Arlind Ismailukaj, ish punonjës policie.

Këto pasuri dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal i grupit të Gëzim Çelës dhe për këtë arsye janë sekuestruar, pasi dyshohet se ‘baroni i drogës’ i ka fshehur në emër të familjarëve dhe të afërmve të tij.

Kush është baroni i drogës, Gëzim Çela? 

Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe “Baroni i Drogës”, në masa të rrepta sigurie u ekstradua më 7 mars nga Kosova në drejtim të Tiranës, pas arrestimit në fillim të dhjetorit në fshatin Dardani të Ferizajt.  55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

Nga sekuestrimi i aparateve celularë në të njëjtin operacion, SPAK dhe Policia e Shtetit provoi përfshirjen e Gëzim Çelës dhe ish-shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua në atë kohë, i cili ishte në mbështetje të aktivitetit kriminal. Në det të hapur policia gjeti 23 kg kanabis. Gëzim Çela ka qenë bosi i trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës dhe me destinacion BE-në. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë në 2015-ën, por asnjëherë nuk ishte kapur.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar (pjesë e grupit të Gëzim Çelës), si të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

1.     Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

3.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.     Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.     Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

6.     Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

7.     Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8.     Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:

– Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;

–  B.M.W., prodhim i vitit 2011;

–  Volkswagen, prodhim i vitit 2006;

–  Audi, prodhim i vitit 2007;

–  B.M.W., prodhim i vitit 2004;

 – Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;

–  Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;

 – Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;

–  Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;

– Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

ME TE LEXUARAT