Abuzime të rënda me detyrën! KPA shkarkon kreun e Prokurorisë së Lezhës!

Aktualitet

Abuzime të rënda me detyrën! KPA shkarkon kreun e

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar kreun e Prokurorisë Lezhë, Erjon Shehaj.

Trupi gjykues mori vendimin për Shehajn, i cili më parë kishte kaluar shkallën e parë të Vettingut, edhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurinë dhe profesionalizimin.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin. Në arsyetimet e KPA gjatë seancës së sotme ku edhe u mor vendimi theksohet se; Erjon Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore për dosjet dhe ka cenuar garancitë proceduriale të personave. Lidhur me një nga çështjet trupi gjykues shprehet se nuk do të mbajë qëndrim, pasi çështja është për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Për 4 raste trupa gjykues vlerëson se janë konstatuar shkelje nga ana e subjektit të rivlerësimit. Në një nga procedimet Shehaj duhet të hiqte dorë pasi ishte në konflikt interesi. Përfshija e tij në këtë procedim ka shkaktuar pavlefshmëri të akteve të procesit penal.

 

 

ME TE LEXUARAT