Task Forcë e Posaçme për zgjedhjet e 11 majit, zbardhen detajet! Ja çfarë i dha OSBE, SPAK-ut!

Politikë

Task Forcë e Posaçme për zgjedhjet e 11 majit, zbardhen

Delegacioni i OSBE vizitoi sot Prokurorine e Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se prezenca e OSBE, i dhuroi SPAK disa pajisje kompjuterike që do të përdoren nga Task Forca e posaçme per zgjedhjet e 11 majit në terren.

“Pajisjet, 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë – do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë. Synimi eshte parandalimi dhe hetimi i veprave penale që lidhen me keqpërdorimin e administratës publike dhe infrastrukturës shtetërore, si edhe me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje”, njofton OSBE.

Grupet në terren do të mbulojnë të 12 qarqet e Shqipërisë dhe do të përbëhen nga prokurorët e SPAK-ut, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, agjentë financiarë dhe personel mbështetës.

Kryetari i prezencës Michel Tarran dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, nënvizuan rëndësinë e mekanizmave të fortë institucionalë për mbrojtjen e proceseve zgjedhore dhe ruajtjen e votës gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

ME TE LEXUARAT