E rëndë në Tiranë, 50-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri
Lajmifundit
/
7 Prill 2021, 22:22
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën "Josif Pashko", rreth orës 21:35 ku një 50-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri.
Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo ai ka tentuar t'i japë fund jetës.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.