Në dasmën e djalit, nëna kuptoi që nusja ishte vajza e saj...

Soft

Në dasmën e djalit, nëna kuptoi që nusja ishte vajza e

Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të saj se nusja ishte vajza e saj e humbur prej kohësh.

Nëna arriti ta identifikojë vajzën e saj gjatë ceremonisë nga një shenjë lindjeje në dorë. “Times News Now” raporton se dasma kaloi në planë të dytë pasi nëna dhe vajza e saj u përqafuan pas shumë vitesh të ndara.

Megjithatë, dasma vazhdoi normalisht më tej pasi nëna e kishte birësuar djalin dhe dëshpërimisht kishte kërkuar për vite me radhë për vajzën e saj të vetme.

Në dasmën e djalit, nëna kuptoi që nusja ishte vajza e

Nëna pyeti prindërit e vajzës, të cilët pranuan se e kishin adoptuar fëmijën rreth 20 vite më parë kur e kishin gjetur atë në anë të një rruge.

Kur dëgjoi historinë, nusja shpërtheu në lot dhe e përshkroi momentin e takimit me nënën e saj biologjike si më të lumturin se edhe vetë dita e saj e dasmës./a2 cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion