E rëndë në Shkodër, shkoi për t’u larë me familjen, mbytet në lumin Buna 7-vjeçarja
Lajmifundit
/
27 July 2021, 16:08
Aktualitet

SHKODËR
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër.
Një vajzë 7 vjeçe është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë.
Raportohet se vogëlushja ishte duke u larë me familjarët, ku papritur është mbytur në lumë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe heton të gjithë dinamikën e saj.

