E rëndë në Itali, shqiptari dhunon ish të dashurën e tij ukrainase në mes të lokalit

Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptari dhunon ish të dashurën e

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku një shtetas shqiptar ka dhunuar ish të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20:30 brenda një lokali në qendrën e Paretes.

Gjithashtu, gruaja ukrainase është sulmuar brutalisht me me shqelma dhe grushte në fytyrë, ku sipas dëshmitarëve ajo ka hyrë tek lokali dhe ka kërkuar ndihmën e të pranishmëve.

Gruaja është nëna e një fëmije të vogël, por fatmirësisht djali nuk kishtë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa e dhunuara ndodhet në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Ndërkohë, shqiptari ka rënë në prangat e policisë, teksa janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion