Bllokohet anija në portin e Durrësit, zbulohen 16.8 tonë karburant të padeklaruar në doganë

Aktualitet

Bllokohet anija në portin e Durrësit, zbulohen 16.8 tonë

Një anije e ngarkuar me karburant është bllokuar në portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet doganore janë konstatuar 16.8 tonë karburant më shumë se sasia e deklaruar në dokumentacionin doganor.

Dyshohet se kjo sasi është mbajtur e padeklaruar, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat e mëtejshme ligjore për verifikimin e rastit.

Njoftimi i Degës Doganore Durrës:

Në kuadër të kontrolleve doganore, shërbimet e Degës Doganore Durrës ushtruan kontroll fizik në një anije, që ndodhej e akostuar në një nga kalatat e portit, pas informacioneve operative për diferenca në sasinë e deklaruar të karburantit.

Gjatë kontrollit të punonjësve të doganës u evidentuan rreth 16,8 tonë karburant të dyshuara si të padeklaruara dhe të nxjerrë kontrabandë nga anija. Për rastin u hartua procesverbali i konstatimit fizik dhe u vendos bllokimi i anijes për të vijuar me ndjekjen e procedurave të mëtejshme verifikuese ligjore.

Dega Doganore Durrës njofton se do të vijojë kontrollet dhe veprimet operative për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe zbatimin e legjislacionit doganor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion