Aksidenti i rëndë - Gazetari i njohur sportiv, përplaset nga autobusi dhe dërgohet te Trauma
Lajmifundit
/
19 November 2026, 19:55
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku i përfshirë gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, pranë shtëpisë së tij.
Baku po udhëtonte me motorin tij të invalidit, kur është goditur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e përplasjes, gazetari mësohet se ka pësuar dëmtime dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në pritje të ekzaminimeve të mëtejshme, Baku vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.


