Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, kapet në flagrancë duke vjedhur biçikletën në Laprakë

Aktualitet

Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, kapet në flagrancë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, A. B., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.

Hetimet tregojnë se i riu ka kryer gjatë muajve mars-prill vjedhje në katër subjekte të ndryshme, duke marrë para dhe sende të tjera me vlerë.

Shtetasi A. B. është vënë në dispozicion të Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia njofton se puna për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjeve dhe mbrojtjen e pronës do të vijojë me intensitet, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e krimeve të ngjashme.

ME TE LEXUARAT