Arrestohet 27-vjeçari në Kakavijë i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje

Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari në Kakavijë i shpallur në

Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe mbajtje armësh pa leje, është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë.

Sipas hetimeve, më 5 janar 2025, Kelmend Beqaj, banues në Fier, ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 42-vjeçari, G. H., për motive të dobëta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për dyja veprat penale, ndërsa pas ndalimit, materiali hetimor iu referua Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Policia vijon kontrollet për të garantuar kapjen e çdo personi që kërcënon sigurinë e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT