E rëndë në Delvinë, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

Aktualitet

E rëndë në Delvinë, i moshuari gjendet i vdekur në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Delvinës ku një i moshuar është gjetur i vdekur në banesë.

Fillimisht banorët e pallatit, njoftuan policinë se një person ishte bllokuar brenda në banesë.

Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit.

Pas prerjes së zgarēs së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kishte ndërruar jetë.

Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 75 – vjeçari ka ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion