Itali/ 35-vjeçari shqiptar kafshon ëmbëlsirën pa e vënë re grerëzën, pickohet në gojë dhe përfundon në spital

Aktualitet

Itali/ 35-vjeçari shqiptar kafshon ëmbëlsirën pa e

Një 35-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente të frikshme në Itali, pasi u pickua nga një grerëz në brendësi të gojës, teksa po hante mëngjes në një lokal pranë portit.

I riu ishte ndalur në bar për të konsumuar një ëmbëlsirë me krem pastiçerie, por pa e vënë re, mbi të ishte vendosur një grerëz. Në momentin që kafshoi ëmbëlsirën, insekti e pickoi brenda zgavrës së gojës, duke i shkaktuar dhimbje të forta.

I surprizuar nga ajo që po ndodhte, 35-vjeçari kërkoi menjëherë ndihmë, pasi dhimbja ishte e menjëhershme dhe e fortë.

Në vendngjarje ndërhynë me shpejtësi efektivët e Kryqit të Verdhë, së bashku me një autoambulancë të pajisur me mjek.

Pas marrjes së ndihmës së parë, shqiptari u transportua në spitalin e Torrette-s. Në spital, mjekët i administruan medikamente për të parandaluar një reaksion të rëndë alergjik dhe shfaqjen e shokut anafilaktik, një komplikacion që mund të rrezikojë seriozisht jetën e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion