UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

U mbyll me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024.

Shqipëria synonte fitoren për të arritur kualifikimin por nuk ia doli përballë “iberikëve” të cilët edhe pse në fushë me lojtarët rezervë arritën të ruanin avantazhin e një goli.

Realizimi i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishte pikërisht sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, ai që u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes nga paneli teknik i UEFA.

ME TE LEXUARAT