E reja shtrohet në maternitet për të lindur, por i vdes foshnja, bashkëshorti padit mjekët
Lajmifundit
/
22 Mars 2024, 12:56
Aktualitet

Një 27-vjeçar ka kallëzuar në polici se ndërkohë që bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, fetusi ka ndërruar jetë.
Blutë njoftojnë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


