KQZ nuk e përjashtoi si kandidat Tom Doshin, Kim: Nuk është i pafajshëm, prokurorët të bëjnë detyrën

Politikë

KQZ nuk e përjashtoi si kandidat Tom Doshin, Kim: Nuk është i

KQZ nuk e përjashtoi Tom Doshin nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së. Ilirjan Celibashi “topin” ia kaloi prokurorisë për verifikim. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në intervistën u shpreh se fakti që KQZ nuk e përjashtoi nga gara nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend.

Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, cështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Por në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament.

Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre” tha Yuri Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion