E FUNDIT/ Arrestohet nënkomisari i policisë në Pogradec

Aktualitet

E FUNDIT/ Arrestohet nënkomisari i policisë në Pogradec

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar L. D., 46 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 25.06.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit tej normave të lejuara.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion