E FUNDIT/ Rrëzohet kërkesa e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur

Aktualitet

E FUNDIT/ Rrëzohet kërkesa e Belerit për t’u betuar si

Fredi Beleri ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme për të marrë leje për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur.

Raportohet se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij.

Fredi Beleri, kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00.

Avokatët e Belerit kishin bërë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të merrte pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg, por duket se kjo kërkesë është refuzuar.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion