Dy persona të tjerë arrestohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ja dyshimet

Aktualitet

Dy persona të tjerë arrestohen për vrasjen e vëllezërve

Dy persona të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës janë arrestuar. Mësohet se në pranga kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

Sipas imformacioneve të para, autorët e dyshuar kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të kryer vrasjen e dy vëllezërve. Mësohet se ato kanë thënë se bien dakord që të kryejnë vrasjen me pagesë.

Mësohet se Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje./Shqiptarja.al

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion