Kakavijë, bllokohen rreth 8 ton arra të padeklaruara në doganë
Lajmifundit
/
11 November 2026, 22:49
Aktualitet

Punonjësit e Degës Doganore Kakavijë, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjshmërisë dhe dispozitave të Kodit Doganor, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, konstatuan gjatë ditës së sotme një sasi prej rreth 8 ton arra të padeklaruara gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi, për shkeljen e konstatuar u vendos një penalitet në vlerën 1,8 milionë lekë.


