Akuzohet për dhunë në familje, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Akuzohet për dhunë në familje, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një 35-vjeçar, i akuzuar për dhunë në familje. Sipas njoftimit, shtetas E.B, ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprën penale "Dhuna në familje". Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion