“Camorra”, arrestohen “kokat” e organizatës më të fuqishme mafioze të Italisë

Aktualitet

“Camorra”, arrestohen “kokat” e organizatës më

Me ndihmën e Europolit, autoritetet kolumbiane dhe italiane arrestuan dy trafikantë të mëdhenj kokaine të lidhur me Camorra, një nga organizatat më të fuqishme mafioze të Italisë.

Këto arrestime u bënë si pjesë e një përpjekjeje të koordinuar që përfshin autoritetet italiane, prokurorët kolumbianë dhe Europol.

I kërkuari i parë u arrestua në Medellin, Kolumbi më 8 tetor. Duke i shpëtuar arrestimit për vite me radhë, ai kërkohej me një mandat italian për rolin e tij në drejtimin e operacioneve ndërkombëtare të trafikut të drogës që përfshinin Amerikën e Jugut dhe Evropën.

I kërkuari i dytë u arrestua më 24 tetor, gjithashtu në Medellin. I ndodhur në arrati që prej dhjetorit 2020, ai ishte në listën e Ministrisë së Brendshme italiane të të arratisurve të rrezikshëm, i dënuar me 18 vite burg në pritje për trafik droge.

Të dyshuarit ishin të përfshirë në një organizatë të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, me objektiv kryesor të aktivitetit të tyre portin e Antëerpen në Belgjikë, ku organizata e tyre kishte një prani të fortë.

Rrjeti kriminal ishte i specializuar në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës duke fshehur drogën në ngarkesat detare, shpesh me ndihmën e kompanive frontale, veçanërisht në sektorin e frutave.

Pas arrestimit, dy të kërkuarit pritet të ekstradohen në Itali, ku do të ndiqen penalisht për rolin e tyre në organizatën e madhe kriminale të trafikut të drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion