Djali 20 vjeçar gjeti prindërit pa jetë, autori i ngjarjes në Librazhd ncfare tha 2020: Po vuajmë në fukarallëk

Aktualitet

Djali 20 vjeçar gjeti prindërit pa jetë, autori i ngjarjes

Lumturie Bici, 50-vjeçe u gjet e vdekur pasditen e djeshme në Librazhd, pasi u vra nga bashkëshorti. Ngjarja ndodhi në Dragostunjë ku Qemal Biçi, 59-vjeç qëlloi me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten në oborrin e shtëpisë.

Krimi i rëndë ndodhi pas një sherri mes çiftit, ku situata u acarua ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe qëlloi gruan në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend.

Djali 20 vjeçar gjeti prindërit pa jetë, autori i ngjarjes

Pas ngjarjes së rëndë 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.

Çifti i viktimave mësohet se kishin 4 fëmijë dhe trupat e pajetë u gjetën nga djali 20-vjeçar, i cili ka mbërritur në shtëpi dhe menjëherë ka lajmëruar dhe policies ndërkohë që mësohet se tre fëmijët e tjerë të çiftit jetojnë jashtë shtetit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit brenda familjes ndërkohë që djali 20-vjeçar që gjeti prindërit të pajetë është në gjendje të rënduar psikologjike.

Në dhjetor, në prag të ndërrimit të viteve, autori i ngjafrjes Qemal Bici ka komentuar situatën e vështirë ekonomike, ndikuar nga pandemia e Covid-19.

“Mos të shkojë mendja se i gjithë ky popull këtu ka ardhur për të blerë, por kanë ardhur më shumë për të dalë se u mërzitën duke ndenjur në fukarallëk.

Bëj një xhiro nëpër Pazar dhe shiko a gjen njeri me çantë në dorë duke blerë për Vitin e Ri. Nuk kanë asgjë fare. Unë sot kam blerë vetëm letra për të dredhur duhan.

Ky është Viti Ri i imi, fukaralliku dhe pa bukë në shtëpi. nuk kam bukë në shtëpi,” ka thënë ai asokohe për abc.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion