Digjen banesa dykatëshe në Shkodër, flakët përhapen edhe 4 godina të tjera

Aktualitet

Digjen  banesa dykatëshe në Shkodër, flakët përhapen

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.

Si pasojë e flakëve, janë djegur edhe katër banesa të tjera, ndërsa zjarrfikësit kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT