Aksion blic te 'Myslym Shyri', kapet 1 kg kokainë, arrestohen tre të rinj! EMRAT

Aktualitet

Aksion blic te 'Myslym Shyri', kapet 1 kg kokainë, arrestohen tre

Policia e Tiranës ka kryer nje aksion antidrogë, duke sekuestruar 1 kg kokainë, dhe ka vene ne pranga 3 në pranga.

Mediat (ora news) raportojne se Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, të rinjtë, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, është në vijim e sipër të hetimit të këtij rasti të shpërndarjes dhe tregtisë së lëndëve narkotike të llojit kokainë në Tiranë.

Rasti është zbuluar përmes një agjenti të infiltruar të policisë, i cili është prezantuar si blerës i lëndës narkotike.

Pazari me tre personat është bërë kundrejt një shume diku tek 30 mijë euro dhe në momentin kur palët do shkëmbenin kokainën dhe eurot, pikërisht në vendin ku e kishin lënë më parë të takoheshin, kanë ndërhyrë punonjësit e skuadrës së operacionale duke bërë arrestimin e tre personave.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion