SPAK hedh poshtë lajmin e medias italiane në Shqipëri: S`ka urdhër arreste të reja për incineratorët

Prokuroria e Posacme ka mohuar raportimet mediatike per nje operacion te ri me urdhera arresti per ceshtjen e incineratoreve.
Mbrëmjen e djeshme në një sërë mediash u spekulua se Gjykata me kërkesë të SPAK-ut ka dhënë disa masa sigurie për inceneratorin e Tiranës.
Mëngjesin e sotëm SPAK ka reaguar me një njoftim për shtyp ku bën thirrje të ndalen spekulimet dhe konfirmon se nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës.
“Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:
SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.
Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni”, thuhet në reagimin e SPAK.
SPAK firmos 20 masa arresti për inceneratorin! Masa për kompani guaskë, dyshohet për dy të lidhur me median
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. Burime konfidenciale sic citon shqiptarja dhe report tv me pronar italianin Carlo Bolino, thone se se bëhet fjalë për rreth 20 masa sigurie.
Një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.
Operacioni lidhet me kompani guaska të lidhura me inceneratorin e Tiranës.
SPAK ende nuk ka një informacion të bërë publik.
Sipas burimeve ende pa të konfirmuara, masa sigurie janë marrë edhe për dy figura të lidhura me median, për të cilët është marrë arrest në shtëpi.
Më 12 qershor me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në disa banesa lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet, ndërsa në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.


