Dhunuan 46-vjeçarin pas një konflikti, në kërkim 3 persona, procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë

Aktualitet

Dhunuan 46-vjeçarin pas një konflikti, në kërkim 3

Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për tre persona, që akuzohen se kanë dhunuar një 46-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se kanë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai i 46-vjeçarit të dhunuar.

“Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A. S., 23 vjeç, B. D., 33 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, pasi kanë goditur me mjete rrethanore shtetasin A. S., 46 vjeç. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë A. S., 49 vjeç( vëllai i shtetasit A. S., 46 vjeç), L. M., 24 vjeç, D. D., 26 vjeç dhe E. S., 29 vjeç, pasi janë konfliktuar me parë me 3 shtetasit të lartpërmendur të shpallur nga ana jonë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT