Dhunuan 38 vjeçarin pasi publikoi videon e shitjes së votës, arrestohen 4 persona, SPAK nis hetimin (Emrat)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 perspna, Mirash Paplekaj, Gezim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj të akuzuar për dhunimin e Ylli Kacoli, 38 vjeç. Mësohet se personat në fjalë e kanë dhunuar këtë të fundit dhe e kanë kërcënuar që të bëjë deklarim të rremë në lidhje me një video që kishte nxjerrë në facebook, ku Gëzim Paplekaj ishte filmuar duke thënë se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota.
Mësohet se pas videos së publikuar, Gëzim Paplekaj është nën hetim nga SPAK. Sipas policisë, shtetasit në fjalë, një ditë më parë, në Torovicë nё bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё dhunuar, kanosur pёr jetën pёr tё bёrё deklarim tё rremё, si dhe i kanё dёmtuar automjetin 38 vjeçarit, banues nё Kamёz, Tiranё.


