Drogë, vjedhje dhe dhunë në familje, policia e Tiranës arreston 3 të rinjtë, njëri prej tyre në kërkim

Aktualitet

Drogë, vjedhje dhe dhunë në familje, policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se ka rënë në pranga një 18-vjeçar, pasi iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit fizik. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes. Ndërsa është prangosur edhe një 27-vjeçar, akuzuar për dhunë në familje, i shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit fizikt të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetases J. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit J. L., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje"”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion