Momente paniku, balona humbet lartësinë dhe bën ulje emergjente pranë banesave (VIDEO)

Bota

Momente paniku, balona humbet lartësinë dhe bën ulje emergjente

Momente ankthi janë regjistruar në qytetin Menifee, në Kaliforninë jugore, pasi një balonë me ajër të nxehtë nisi të humbiste lartësi dhe u detyrua të kryente një ulje emergjente në një hapësirë të hapur, pas një banese.

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 7 nëntor, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, të cilët panë balonën e madhe blu, të dekoruar me yje të artë dhe një hënë, teksa zbriste rrezikshëm pranë shtëpive.

Momenti u filmua nga banorja Mariam Dandan, e cila regjistroi me telefonin e saj uljen e pazakontë. Ajo tregoi për televizionin ABC7 se bashkëshorti i saj e kishte vënë re i pari balonën, duke e lajmëruar menjëherë.

Sipas dëshmitares, balona dukej se kishte pësuar një defekt, ndërsa në trupin e saj dalloheshin shenja të mundshme dëmtimi.

"Kur u afruam, vumë re se balona mund të kishte një çarje", tregoi ajo, duke përshkruar situatën si një ulje emergjente.

Pavarësisht momentit të frikshëm dhe shqetësimit të krijuar në zonën e banuar, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas dëshmitares, personat që ndodheshin në balonë dhe ata që ishin në vendngjarje pas uljes dukeshin në gjendje të mirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion