Dhunoi rëndë punonjësit e karburantit, arrestohet i riu nga Kavaja

Aktualitet

Dhunoi rëndë punonjësit e karburantit, arrestohet i riu nga

Një 26-vjeçar, i cili dhunoi një ditë më parë dy punonjësit e një karburanti në Durrës, u arrestua këtë të diel.

Autori i dyshuar është Halim Gjuzi, banues në Kavajë.

Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 13:00 në zonën e ish-kënetës në Durrës. Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti  në lagjen nr. 17/1, i riu ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, 62-vjeçarit S. P., i cili në gjendje të rëndë është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas policise, ndaj të riut janë ngritur akuzat për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion