E goditi në kokë dhe i vodhi xhiron faturinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, kapet në Mirditë 25-vjeçari

Aktualitet

E goditi në kokë dhe i vodhi xhiron faturinos së autobusit

Policia ka vene ne pranga një 25-vjeçar që akuzohe se i vodhi xhiron ditore fatorinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë” rreth mesnatës në Rrugën e Kombit.

Pas kallëzimit të faturinos se rreth mesnatës një person e kishte goditur në kokë, për t’i marrë çantën e brezit, me para, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. D., 25 vjeç, banues në Laç.

Nga kontrolli u gjet shuma e parave të vjedhura me dhunë, 675 €, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion