Dhunë në familje dhe shkelje të qarkullimit rrugor, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Durrës

Aktualitet

Dhunë në familje dhe shkelje të qarkullimit rrugor, arrestohen dy

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se shtetasit në fjalë ishin shpallur në kërkim, pasi gjykata kishte vendosur në mungesë masën e tyre të sigurisë “Arrest me burg”.

“Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

R. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Dhuna në familje"; 

A. Ç., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT