Përndiqte vazhdimisht 19-vjeçaren, nuk i shpëton policisë 33-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
16 Prill 2021, 08:35
Aktualitet

Një 19-vjeçare ka denoncuar në polici një 33-vjeçar i cili sipas saj e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme duke i shkaktuar frikë dhe ankth. Nga kjo deklaratë, policia e Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasin E.M.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike”, njofton policia.


