Denoncimet nga institucionet publike, Kreu i SPAK në KLP: Policia ka referuar 70% më shumë raste, administratë 15%

Aktualitet

Denoncimet nga institucionet publike, Kreu i SPAK në KLP: Policia ka

Kryeprokurori i SPAK, Klodjan Braho deklaroi sot se rastet e referuara nga institucionet publike janë rritur gjatë vitit 2025.

Në raportimin përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ai deklaroi se rastet e referuara nga Policia janë rritur me 70%, ndërsa çështjet e referuara nga institucionet publike janë rritur me 15%.

Hetimet e iniciuara nga institucionet publike kanë qenë një nga shqetësimet e SPAK-ut në vitet kur ky institucion drejtohej nga Altin Dumani.

Në disa prej raportimeve të mëparshme SPAK kishte ngritur alarmin e rënies së numrit të rasteve hetimore që inicioheshin nga institucionet publike.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion